Milionat për targat e automjeteve

10:03 | 04 February 2019

Rreth 1.7 milion euro do të shpenzohen për targa të automjeteve.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur tender prej 1.7-milionësh për furnizim me 7 lloje të targave të automjeteve. Në njoftimin për kontratë thuhet se gjatë 36 muajve të ardhshëm MPB-ja do t’i blejë 234.404 palë targa, si dhe 17.100 copa targa

Hiç më pak se 1.7 milion euro pritet të shpenzohen për furnizim me targa të automjeteve dhe motoçikletave gjatë 36 muajve të ardhshëm. Në dosjen e tenderit të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri” thuhet se gjatë 36 muajve të ardhshëm MPB-ja do t’i blejë 234.404 palë targa, si dhe 17.100 copa targa.

Aty më tutje thuhet se MPB-ja do t’i blejë 209.420 palë targa me dimensione 520 x 110 mm, 13.800 copa me dimensione 520 x 110mm, 24.384 targa me dimensione 340 x 200 mm, 1152 copa targa për regjistrimin e motoçikletave me dimension 100 x 150 mm, 1248 copa targa për regjistrimin e motoçikletave me dimension 240 x 130 mm, 900 copa targa provuese me dimension 520 x 110 mm, si dhe 600 palë targa provuese me dimension 520 x 110 mm.

Komento: