
Adelina Tahiri është këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për publikun.
Ajo tani është një ndër këngëtaret më të përfolura dhe kjo për shkak të jetës së saj luksoze, pas martesës me 50 vjeçarin milioner nga Maqedonia e Veriut, përcjell ORAinfo.
Adelina ka ndarë me ndjekësit në Instagram, dhuratën që së fundmi i ka bërë bashkëshorti i saj, Serjozha Markov.
Bëhet fjalë për një parfum të markës “Roja”.
“Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar këngëtarja në fotografinë që ka publikuar. /ORAinfo/

