Millan Radoiçiq kërkohet sërish nga shteti

11:44 | 23 August 2019

Shteti sërish kërkon bosin e veriut, Millan Radoiçiq.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka lëshuar letërrreshtim vendor kundër të pandehurit Millan Radoiçiq, i njohur me nofkën ‘Mica’, i lindur më 21.02.1978 në Gjakovë dhe me vendbanim rruga ‘Vllado Çetkoviq’, në veri të Mitrovicës.

Në dokument, konfirmohet urdhërimi i lëshimit të Letërrreshtimit vendor ndaj Millan Radoiçiq, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili dyshohet për shkak të veprës penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’ nga neni 283, paragrafi 3.

Emri i Millan Radojçiqit, i njohur më shumë për opinionin kosovar si nënkryetar i Listës serbe, ndërsa për popullatën në veri si sinonim i nëntokës, dhunës, kërcënimeve distribuimit të derivateve e narkotikëve, përmes të cilave ka arritur pasuri marramendëse, ndërlidhet edhe vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte lëshuar fletarrest për të pandehurin edhe në janar të këtij viti, si të dyshuar për përfshirje në rastin e Oliver Ivanoviqit, mirëpo Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte dështuar ta arrestojë Radojçiqin në veri të Mitrovicës, aksion në të cilin ishin arrestuar 4 persona tjerë, përfshirë edhe pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës./

Komento: