Milot Rashcia: Mos na quani përfaqësuesja e Kosovës të gjithë na njohin si kombëtare

13:17 | 20 March 2019

Lojtari i Kosovës Milot Rashica kërkon që mos ta quajnë përfaqësuese, por kombëtarja e Kosovës.

Milot Rashica njihet si një ndër lojtarët më të mirë të kombëtares së Kosovës në futboll.

Ai së fundi ishte i ftuar edhe në emisionin në emisionin Ich bin Albaner ku ka folur rreth shumë çështjevë si sportive ashtu edhe në jetën personale.

Ai duke folur rreth kombëtarës së Shqipërisë dhe Kosovës ka pohuar se tashmë të gjithë na njohin si kombëtare dhe jo si përfaqësuese.

“Shumë prej Kosovës e kanë mërzi kur po thojnë kombëtarja e Kosovës, ata po thojnë na jemi përfaqësuese ndërsa ata janë kombëtare. Na mundemi me i thënë vetit edhe kombëtare edhe përfaqësuese, por vendet tjera na njohin si kombëtare, askush nuk thotë se do të luajmë kundër përfaqësueses së Kosovës”, u shpreh Rashica, përcjellë GazetaOlle.

Dihet që Rashica ka luajtur më parë edhe për kombëtarën e Shqipërisë, dhe ai disa herë ka potencuar se nuk është penduar që është rikthyer tek kombëtarja e Kosovës, aty ku sipas tij i rreh zemra.

Komento: