Milot Rashica merr këtë vlerësim edhe nga UEFA

08:21 | 04 Prill 2019

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica ka arritur edhe mbrëmë të shënoi gol të bukur për skuadrën e tij gjermane, Werder Bremen.

Rashica e frymëzoi Ëerder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen të mërkurën mbrëma.

Ylli nga Kosova, lëshoi një ‘projektil’ në minutën e 63’ të ndeshjes, duke shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur nga largësia.

22 vjeçari është lojtari i momentit te skuadra gjermane, ku në katër paraqitjet e fundit ka shënuar hiq më pak se pesë gola.

Nëse shikohet në tërësi viti 2019, gjen se Rashica po kalon formën më të mirë të karrierës së tij.

Në 11 ndeshje gjatë këtij viti, Rashica ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat.

Këto paraqitje dhe këto gola, kanë mahnitur edhe UEFA-n, që i k dedikuar një postim lojtarit që po shkëlqen te Werder Bremen.

“Rashica në vitin 2019: 11 paraqitje, 9 gola”, shkruhet në faqen e UEFA-s.

Komento: