Milot Rashica në Liverpool, ky është lajmi i fundit nga klubi gjerman Werder Bremen

08:10 | 28 Shkurt 2020

Milot Rashica është lojtari me i mirë të Werder Bremen.

Ylli kosovar, Milot Rashica vazhdon të jetë futbollisti kryesor i skuadrës gjermane, Werder Bremen.

Me paraqitjet e tij fantastike, Miloti ka marrë vëmendjen edhe të klubit gjigant anglez, Liverpool.

E për transferimin e tij të mundshëm në këtë skuadër ka folur edhe drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, transmeton indeksonline.

‘Ende nuk marrë asnjë vendim dhe ne ende nuk kemi negociuar me klubet’, ka thënë drejtori.

Po ashtu ai ka treguar që ka folur edhe me menaxherin e futbollistit, Altin Lala për një zgjatje të kontratës mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur.

Po ashtu për këtë ka folur edhe trajneri i Werderit i cili ka thënë se thashethëmet për transferimin e Milotit nuk kanë rëndësi në ekip.

Për Milotin trajneri tha “Çdo ditë është në stërvitje ai tregon se po bën gjithçka dhe mund të jemi përsëri të suksesshëm”, përfundoi trajneri.

Komento: