Milot Rashica shënon super gol në ‘gërshër’ për Werder Bremen

13:42 | 05 Janar 2019

Milot Rashica e ka nisur mire vitin 2019-të.

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, i cili aktualisht është lojtar i klubit gjerman, Werder Bremen, ka shënuar një super gol në stërvitje.

Ai është aktualisht me bashkëlojtarët e tij në Afrikën e Jugut, aty ku po zhvillojnë përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit të Bundesligës, shkruan Express.

Pas një harkimit të marrë, Rashica me mjeshtri e futi topin në rrjetë në mënyrë akrobatike, në stilin gërshërë.

22-vjeçari në këtë stinor me klubin gjerman ka 11 paraqitje, një gol dhe një asistim.

Komento: