Përfundoi me barazim ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Milot Rashica pati një problem shumë të ‘çuditshëm’ në ndeshjen kundër Bullgarisë.
Kombëtarja e Kosovës luajti me rezultatin 1:1, në ndeshjen e parë në rrugën drejt Euro 2020.
Në këtë ndeshje, anësori i Kosovës, Milot Rashica, pati disa raste kur rrëshqiti dhe humbi topin duke u rrëzuar.
Për këtë, Miloti ka dhënë arsyen, menjëherë pas përfundimit të takimit.
“Me këto këpucë kam luajtur qe 10 ndeshje në Bundesligë, fusha ishte pak e lagtë, bari ka qenë pak i madh, por prapë kjo nuk është arsye pse nuk e kemi fituar lojën” ka thënë Rashica.
“I kam ‘thumat’ thuajse sikur të mbrojtësve dhe nuk ka më të mëdhenj, megjithatë edhe bari ishte pakëz i madh” ka shtuar Miloti.
Rashica ka thënë se do të jap maksimumin për të tundur rrjetën e kombëtares së Malit të Zi.