Rashica e zbulon sa ka qenë rroga e tij e parë si futbollist në Kosovë.
Milot Rashica e ka zbuluar se sa është paguar për herë të parë si futbollist në Kosovë.
Ai ishte i ftuar në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën.
Ndër tjera, ai u pyet për rrogën e tij sa ishte futbollist në Kosovë.
“Rroga ime e parë në Kosovës si futbollist ka qenë 150 euro”, tregoi ai.
Aktualisht, Rashica është futbollit i klasit të lartë dhe po tregon performanca fantastike në Evropë.
Sa ishte në Kosovë, ai kishte qenë pjesë e ekipit Llamkos Kosova.