Werder Bremen ka bërë një urim special për Milot Rashicën.
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka marrë njërin ndër lajmet më të mira të jetës, derisa në mesditën e sotme është bërë prind për herë të parë.
Miloti është bërë baba i një djali, i cili ka lindur këtë mesditë.
Një urim, ylli kosovar e ka marrë edhe nga klubi i tij, Werder Bremen që ka shkruar “dy fjalë” për të në rrjetet sociale.
“Urime Milot Rashica dhe Belkiz”, shkroi klubi i Werderit.
Milot Rashica është lojtari më i mirë i klubit gjerman por për të ka kërkesa shumë të mëdha nga klubet e njohura.