Milot Rashica vendosi rekord historik në Ligën Premier

22:53 | 21 Shkurt 2022

Me golin ndaj Liverpoolit, Rashica vendosi rekord historik në Ligën Premier.

Milot Rashica është duke kaluar nëpër një formë të mirë te Norwichi dhe nga ndeshja në ndeshje po i shfaq cilësitë e tij.

Në fundjavën e kaluar, reprezentuesi i Kosovës ia doli të shënonte gol në përballjen me Liverpooli edhe pse skuadra e tij në fund u mposht 3-1.

Por, Rashica ka vendosur një rekord historik në kampionatin që nga shumëkush quhet edhe si më i miri në botë.

Anësori u bë reprezentuesi i parë nga Kosova që ia del të realizojë gol në Ligën Premier.

Përmes një videoje, Norwichi ka publikuar golin e lojtarit tonë, duke e përmendur edhe këtë statistikë.

Gola ndër vite në elitën e futbollit anglez e që janë shtetas të Kosovës, kanë realizuar edhe Shefki Kuqi, Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka.

Komento: