Milot Rashica ka kaluar te skuadra e Galatasaray.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku krahas tij, janë prezantuar edhe katër lojtarë të tjerë.
Krahas tij, në Turqi kanë zbritur edhe Mauro Icardi dhe Juan Manuel Mata.
Futbollisti kaloi te Galata në formë të huazimit deri në fund të sezonit.
Lojtari, së fundi nuk e shihte veten si pjesë të formacionit të Norwichit, çka e shtyu atë drejt largimit.