Milot Rashicës i është rritur vlera për kaq për qind – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Milot Rashicës i është rritur vlera për kaq për qind

22:11 | 12 Qershor 2019

Duket se Milot Rashicës i është rritur shumë vlera.

Sajti i njohur sportiv, ‘Fussball-Aktuel’ i ka kushtuar një shkrim të shkurtër por të veçantë Milot Rashicës.

Rashica ka arritur të shënojë dy gola në dy ndeshjet e fundit të Kosovës, atë kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Formë të mirë ylli i Kosovës ka pasur edhe në sezonin e dytë të Ëerder Bremen, në Bundesligë.

“Milot Rashica po kalon vitin më të mirë të jetës së tij, duke mahnitur si në klub, po ashtu edhe në kombëtare”, shkruan ky sajt i njohur.

Tutje ky sajt shkruan për përzgjedhjen e Rashicës ‘Lojtari i Vitit’ te Ëerder Bremen, teksa interesant është vlera e tij e rritur në tregun e transferimeve.

Sipas ‘Fussball – Aktuell’, vlera e Rashicës është rritur në 185 për qind, dhe kjo rritje do të vazhdojë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!