Mimistrja Gërvalla flet për zgjedhjet në veri: Na duhet zotim nga Serbia se nuk do kërcënohen qytetarët

14:52 | 06 Qershor 2023

Gërvalla flet për zgjedhjet në veri: Na duhet zotim nga Serbia se nuk do kërcënohen qytetarët.

Kosova është e hapur ndaj mundësisë së zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore me shumicë serbe pas trazirave, por hapa të tjerë duhet të ndërmerren para kësaj, tha të martën ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla-Schwarz.

Gervalla-Schwarz, sipas reuters, duke folur pas takimit me ministrin e jashtëm çek në Pragë, tha se fundi i dhunës ishte kushti i parë për të konsideruar zgjedhje të reja, transmeton klankosova.

”Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja na duhen hapa në mes”, tha ajo.

Ajo tha se Kosovës i duhet gjithashtu “një zotim nga Serbia se ata nuk do të kërcënojnë më qytetarët serbë të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje”, duke shtuar se njerëzit nuk duhet të ndjejnë kërcënimin e dhunës së turmës.

Komento: