Mimoza e paska ditëlindjen sonte, habitë me veshje në festën e organizuar!

21:23 | 17 Tetor 2022

Mimoza Shkodra, ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikorë.

Por, ajo është shumë aktive në mbrëmje dhe ahengje familjare brenda dhe jashtë Kosovës, shkruan ORAinfo.

Jeta e saj është mes Kosovës dhe Zvicrës, vend në të cilin ajo e ushtron profesionin e saj si farmaciste.

Duke qenë se vazhdimisht është në lëvizje dhe udhëton shpesh, Mimoza poston rregullisht nga jeta e saj shumë e ngarkuar.

Ajo sot e paska ditëlindjen. E veshur shkurt dhe pranë një torte, Mimoza falënderon të gjithë ata që u kujdesën për ta uruar me rastin e ditëlindjes së saj. /ORAinfo/

Komento: