Mimoza kthehet në Gjakovë, nervozohet keq me zyrtarët komunalë

16:34 | 04 March 2019

Një debat i ashpër është bërë sot në Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Sot në Gjakovë u protestua kundër ndërtimeve rreth kullës së Sulejman Vokshit

Shoqëria civile në Gjakovë protestoi nën moton “MosEprekKullën”, njofton Klan Kosova.

Këtë po e bëjnë kundër shfuqizimit të parcelave dhe ndërtimeve shumë katëshe në afërsi të Kullës së Sulejman Vokshi-t.

Protesta u zhvillua para objektit të Kuvendit komunal të Gjakovës.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Gjakovës, ku po diskutohej çështja e shpronësimit prezente ishte edhe ish e para e Komunës së Gjakovës, si dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila , e cila u përplas me fjalë me të pranishmit duke i akuzuar për mos-qeverisje të mirë.

Për shkak të tonit të nervozizmit anëtarët e pranishëm kërkonin nga sigurimi që ta nxjerrnin jashtë.

Komento: