Mimoza Kusar në mes PDK-së dhe koalicionit AAK-PSD, nesër dihet fati i saj

13:01 | 04 September 2019

Nesër dihet fati i Mimoza Kusarit, është në mes PDK-së dhe koalicionit AAK-PSD.

Ish-deputetja dhe themeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili, i cili aktualisht është ministër në detyrë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kusari-Lila ka konfirmuar për Reporteri.net se arsyeja e takimit ka qenë ftesa që i ka bërë PDK-ja të jetë kandidate për deputete në listën e saj.

“Po e kam zhvilluar një takim me Uran Ismaili, ne jemi në politikë dhe duhet të takohemi. Më kanë bërë ftesë që të jem në listën e tyre për deputet”, ka thënë Kusari-Lila për Reporteri net.

Ajo ka thënë se oferta e PDK-së përveç pjesëmarrje në listë të saj, është edhe për pavarësi në politika.

“Jo vendim nuk ka. Besoj që do ta marrë nesër”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka treguar se ofertë të tillë ka marrë edhe nga koalicioni AAK-PSD, pra që të jetë pjesë e listës për deputet.

Mimoza Kusari-Lila ditë më parë refuzoi ofertën e kryetarit të Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit për një koalicion të mundëshëm, pasi ky i fundit nuk ia njihte subjektivitetin e partisë.

Mimoza në zgjedhjet e 2017-s kishte grumbulluar gjithsej 20.550 vota.

Komento: