Mimoza Kusari flet për seancën që është thirrur nga opozita për faljen e gjobave

13:35 | 31 Maj 2021

Mimoza Kusari tregon qëndrimin e Vetëvendosjes pak ditë para seancës për faljen e gjobave.

Të premten do të mbahet seanca për faljen e gjobave për bizneset që janë dënuar gjatë pandemisë, me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së, raporton Gazeta Express.

Për vendimet që janë marrë sot në mbledhje të kryesisë ka folur u.d e shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari.

“Vazhdimi i seancës së mbetur nga java e kaluar do të jetë në ditën e enjte, fillon nga ora 10:00, pastaj fillohet me seancën e re. Seanca për interpelancë do të mbahet në ditën e premte. Është në agjendë edhe zgjedhja e një gjyqtari të Kushtetueses”, ka thënë Kusari, teksa ka treguar qëndrimin e LVV-së për faljen e gjobave.

“Falja e gjobave për bizneset dhe qytetarët është bërë përmes një ligji i mbështetur nga partia që po e propozon tash faljen e gjobave, nëse përcaktohet me një normë ligjore, pastaj vendosja e gjobave në interpelanca shkon jashtë normave të ligjshmërisë. Ata që kanë aplikuar të gjitha normat po bien viktimë, e ata që kanë shkelur ligjin po falen me kërkesa përmes interpelancave”, thotë ajo.

“Të shkohet me falje për gjoba është thirrje dekurajuese për qytetarët që të mos aplikojnë ligjet. Pse duhet të jemi në përputhje me ligjin kur mund të aplikojmë faljen e gjobave”, tha e njëjta.

Komento: