Mimoza Kusari ka një kërkesë për Isa Mustafën: Reago për deklaratat e Thaçit kundër Vjosa Osmanit

14:45 | 10 Qershor 2020

Mimoza Kusari i kërkon Isa Mustafës të reagojë për deklaratat e Thaçit kundër Vjosa Osmanit.

Deputetja Mimoza Kusari i ka kërkuar kreut të LDK’së Isa Mustafës që të reagojë pas deklaratës që presidenti i vendit, Hashim Thaçi e pati për kryeparlamentaren Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Kusari ka pyetur nëse ky status i kreut të LDK’së, vlen edhe pas deklarimeve që pati mbrëmë presidenti ndaj Osmanit.

“A vlen ky status i kryetarit të LDK-së edhe për deklarimet dhe kërcënimet e mbrëmshme të Hashim Thaçit ndaj Kryetares së Kuvendit Vjosa R. Osmani Nëse po, atëherë z. Mustafa duhet të deklarohet qartë për sulmet e ulta të z.Thaçit i cili sulmon të gjithë, përfshirë krerët institucional vetëm se e kundërshtojnë projektin e tij të ndarjes së vendit”, ka shkruar deputetja.

Komento: