Mimoza Kusari-Lila kthen kokën gjatë votimit për Trustin, shikon si po votojnë deputët e VV-së

20:36 | 19 January 2023

Kusari-Lila kthen kokën për 180 shkallë gjatë votimit për Trustin, vrojton mos po “gabon” ndonjë deputet i VV-së.

Nuk ka kaluar projektligji për tërheqjen e Trustit, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër. Gjithsej 97 deputetë kanë votuar, prej tyre 42 vota kanë votuar për, ndërsa 55 kundër në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës.

Interesante gjatë votimit ishte veprimi i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila ishte e kthyer gjatë tërë kohës prapa, për të parë nëse ndonjë deputet i partisë së saj do të mbështeste projektligjin.

Kusari-Lila njihet për përplasjet e shpeshta me deputetët e grupit të saj. Ajo nga shumë mbështetës të VV-së, po edhe nga vetë deputetë të partisë, shihet si ‘shefe’ që shtyp vullnetin e deputetëve për çështje të ndryshme që trajtohen në Kuvend.

Arsye për këtë vrojtim të kujdesshëm të saj mund të ketë qenë paralajmërimi për mundësinë që deputetë të partisë së saj ta mbështesin këtë projektligj, i cili ishte kundërshtuar ashpër edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Komento: