Mimoza Kusari Lila lajmërohet nga Haga, takon Rexhep Selimi

16:02 | 03 Dhjetor 2022

Mimoza Kusari shkon në Hagë, takon Rexhep Selimin.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, ka vizituar në Hagë ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimi.
Këtë, Kusari – Lila e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ajo nuk ka treguar nëse ka takuar edhe Thaçin e Veselin, por ka thënë se është parë edhe me “bashkëluftëtarët e Rexhës”.

Postimi i plotë i saj:

Shihemi në Kosovë

Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.

Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!

Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.

Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!.

Komento: