Kusari-Lila: Nxënësit humbën 12 për qind të programit të vitit shkollor.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk mund ta lëmë jashtë faktin se nxënësit kanë humbur 12 për qind të programit të vitit shkollor.
Kështu ka thënë ajo në një fjalë rasti nga foltorja e kuvendit, ku po mbahet interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.
“Është natyrshme të ndeshen pozitë dhe opozitë, por nuk mund ta lëmë jashtë faktin se nxënësit kanë humbur 12 për qind të programit të vitit shkollor”.
Ajo ka shtuar se ligji ia ndalon kujtdo që privon fëmijët nga shkollimi.
“Është fakt se e kemi ligjin i cili e ndalon këdo të privojë këdo të ndalojë fëmijët nga shkollimi”.