Mimoza Kusari-Lila për Vuçiqin: Po gënjen vazhdimisht për situatën në Veri

00:14 | 27 December 2022

Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Serbia vazhdimisht është duke gënjyer në raport me zhvillimet në Veriun e Kosovës.

Vuçiq e ka thelluar propagandën duke pretenduar se në Kosovë “serbët po persekutohen”, dhe duke thënë se “shqiptarët po armatosen”.

Kusari-Lila ka shtuar se edhe reagimi i ulët i bashkësisë ndërkombëtare e ka bërë të vetën.

“Është thënë tash që ju kanë dhënë Serbisë ultimatum 48 orë për t’i tërhequr barrikadat.

Ajo ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare mund ta parandalojë eskalimin.

“Shpërthimi i konfliktit nuk është situatë që mundet të ketë mes, është një situatë që mund të parandalohet”, ka thënë Kusari-Lila.

Po ashtu shefja e grupit parlamentar të VV-së, thotë se Serbia pos shqiptarëve është duke ushtruar presion të madh edhe ndaj serbëve, duke thënë se serbët janë detyruar me dhunë të dalin në barrikada.

Komento: