Mimoza Kusari shprehet e bindur Thaçi s’do t’i dorëzojë dokumentet e dialogut: Aty shihet se ka kryer tradhti kombëtare

18:16 | 15 Janar 2019

Deputetja e Kuvendit nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila, ka të hënën se presidenti Hashim Thaçi s’do t’i dorëzojë dokumentet e dialogut sepse aty shihet se ka kryer tradhti kombëtare.

Kusari Lila ka thënë se Hashim Thaçi nuk do t’ua dorëzojë Fatmir Limajt e Shpend Ahmetit dokumentacionet e dialogut, pasi aty shihet se ai ka kryer tradhti kombëtare duke folur për ndryshim të kufijve.

Sipas Kusari-Lilës nëse i dorëzon ato dokumente ku shihet pazari me kufijtë, Thaçi duhet ta lëshojë zyrën e presidentit.

“Nuk do ta dorëzoj (dokumentacionin), sepse presidenti e di se nëse e dorëzon materialin ku ka folë për ndryshim të kufijve, ai duhet ta lëshoj zyrën e presidentit të Kosovës. Ai ka bë shkelje të kodit penal dhe tradhti kombëtare se flet për ndryshim të territorit”, ka thënë kryetarja e AKR-së në FRONTAL të T7, raporton Gazeta Express.

Ajo thotë se çështja e ndryshimit të kufijve Kosovës-Serbi është diskutuar shumë gjatë dhe shumë seriozisht.

“Po duket se kanë diskutuar shumë gjatë e seriozisht këtë punë. Nuk është diskutuar kjo çështje në kafe. Këtu ka pasur dokumente, harta e diskutime për territor. Nuk do t’i bëjë publike që ka qenë pjesë e tyre”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë sa i përket vazhdimit të dialogut dhe ekipit të unitetit, ajo thotë se Thaçi i sheh ata si asistencë.

“Asgjë spo zhvillohet. As pala serbe as kosovare spo marrin pjesë në dialog. E ki një ekip negocaitor me dy bashkëudhëheqëse të cilët thonë se e kanë gjithçka në dorë dhe se e kontrollojnë Thaçin. Dhe e ke një president i cili këtë ekip e sheh si asistencë për të”, ka përfunduar ajo.

Komento: