Mimoza prezanton ‘princin’ e saj, publikon fotografinë e rrallë

18:12 | 27 December 2018

Mimoza Shkodra tani është një ndër këngëtaret më të përfolura në publik e në media.

Ajo filloi karrierën disa vite më parë dhe me këngët e saj u bë menjëherë një ndër më të pëlqyerat e publikut, përcjell ORAinfo.

Vitet e fundit u përfol shumë për të sidomos për jetën e saj personale. Ajo u fejua para disa muajve me këngëtarin, Seldi Qalliu, mirëpo fejesa e tyre zgjati vetëm pak muaj.

Ajo në fundi ka postuar disa fotografi ku paraqitet në një pushim me familje, por fotografia që më së shumti ka rënë në sy është ajo e Mimozës me nipin, ku si mbishkrim ajo ka vënë ‘Princi im I vogël’./ORAinfo/

Komento: