Mimoza tregon nëse Ilir Deda është ende pjesë e Alternativës

22:06 | 13 March 2019

Kohëve të fundit është përfolur shumë që Ilir Deda nuk është më pjesë e partisë Alternativa.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka folur për procesin që po kalon Alternativa. Ajo ka thënë se Ilir Deda ka vepruar kundër disa parimeve që ka partia. Kusari-Lila ka thënë se mospajtimet kanë qenë më shumë për dialogun dhe buxhetin. Por, ajo nuk ka mundur ta thotë se a është Ilir Deda ende në Alternativë.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se partia do të vazhdojë aktivitetin, pavarësisht nëse Ilir Deda do të jetë pjesë e saj apo jo.

Mirëpo, pyetjes se a është Ilir Deda ende në parti nuk i është përgjigjur Kusari-Lila.

“Kjo pyetje është mirë që t’i bëhet Ilir Dedës. Unë nuk mund ta them ketë. Ilir është mirë që çfarëdo mesazhi që ka të jap në organet e partisë”.

“ Iliri ka më shumë se tre muaj që nuk është duke ardhur me parti. Ne nesër kemi një tubim dhe ai kish qenë mirë mi thanë ato çka ka për t’i thënë. Se a është ai ende në Alternativë, lë të thotë vetë Iliri”.

Ajo ka thënë se debati me Ilir Dedën ka filluar në momentin kur po formohej ekipi i Kosovës për negociata me Serbinë.

“Në momentin kur është marrë vendimi në Kryesi të Alternativës kanë qenë 13 vota kundër përfshirjes në ekipin negociatorë ndërsa Ilir Deda ka qenë pro për fshirjes në ekip. Nga ai moment ka filluar një mungesë komunikimi apo edhe qasje e tij më ndryshe në raport me organet e partisë”.

Ajo ka thënë se subjektet politike si organizime kolektive kanë disa rregulla, ndërsa Ilir Deda nuk respektoi këto rregulla kur votoi buxhetin dhe Projektligjin për bisedimet me Serbinë.

Komento: