Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, Osmani: Jemi duke pritur që ta marrim pagën e janarit

12:00 | 01 March 2021

Minatorë e ndërrimit të parë dhe të dytë të minierës së Stan Tërgut dhe Artanës kanë hyrë në grevë të përgjithshme.

Arsyet e kësaj greve është mos marrja e pagës së muajit janar.

“Minatorët e ndërrimit të parë dhe të dytë të minierës së Stan Tërgut dhe Artanës kanë hyrë në grevë, për shkak që deri më sot nuk e kanë marr pagën e muajit janar. Jemi në pritje të marrjes të kësaj page. Ende nuk e dimë se kur do të del paga”, tha për Telegrafin kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Komento: