Sot ka filluar greva nga minatorët e minierës së “Trepçës”.
Me këtë grevë ata kërkojnë rritjen e pagave.
Ndërrimi i parë i minatorëve nuk ka hyrë në minierë të punojë, po ashtu edhe ndërrimi i dytë e ka mbështetur ndërrimin e parë, duke vazhduar me grevë.
Arsyet e grevës janë pakënaqësitë ndaj institucioneve shtetërore të cilat, sipas tyre, nuk kanë përmbushur kërkesat e tyre, të bëra më parë.
Sindikata e minatorëve ka njoftuar se greva do të vazhdojë edhe nesër, ku kërkesa kryesore është rritja e pagave deri 20 për qind, ndërsa kanë edhe kërkesa të tjera.