Minatorët e Trepçës po punojnë në kushte të mjerueshme
Lajmi ka vizituar punëtorët e harruar të minierës së Trepçës në Stantërg të Mitrovicës, për të parë se cilat janë vështirësitë e tyre.
Përveç punës së rrezikshme që ata bëjnë nëntokë, kushtet i kanë të rnëda edhe kur dalin nga miniera.
“Luanët e nëntokës” nuk kanë ende dollapë për t’i vendosur rrobat, ato i varin në një hapësirë plot pluhur.
Kushtet me të cilat përballen minatorët janë primitive dhe e rrezikojnë pa masë shëndetin e tyre.
Hiç më të mira nuk janë kushtet as në banjon e improvizuar ku pastrohen punëtorët.
Aty në mes të gypave të gërryer nga ndryshku dhe dyshemesë së cementit, punëtorët largojnë verë e dimër phuruin e djersët e nëntokës.