Roma fiton minimalisht ndaj Torinos, merrë pozitën e tretë në tabelë.
Roma ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për një pozitë në top-katërshe, që i dërgon sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho mposhti sonte Torinon, në kuadër të javës së 29-të në Serie A, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin olimpik të Torinos përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për romakët e shënoi Paulo Dybala nga penalltia, në minutën e tetë.
Roma pas kësaj fitore ka 53 pikë dhe tani renditet e treta në tabelë, kurse Torino është në pozitën e 11-të me 38 pikë.