Ministrat e Jashtëm dënojnë sulmin ndaj civilëve të Ukrainës

20:00 | 04 March 2022

Shumë qytetarë civil ukrainas po sulmohen nga rusët.

Ministrat e Jashtëm të G7-tës thanë të premten se ishin “thellësisht të shqetësuar” me pasojat humanitare nga “sulmet e vazhdueshme të Rusisë” kundër popullsisë civile të Ukrainës.

Ata shtuan se do të kërkojnë përgjegjësi për krimet e luftës.

“Ne ritheksojmë se sulmet (pa i kursyer civilët) janë të ndaluara nga e drejta ndërkombëtare humanitare. Ne do të mbajmë përgjegjës ata që janë përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë përdorimin pa kriter të armëve kundër civilëve”, thanë ministrat e jashtëm të G7-të në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së

Komento: