Ministrat e Jashtëm të BE-së të hënën takohen me krerët e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor

11:02 | 10 Nëntor 2023
ministrat-e-jashtem-te-be-se-te-henen-takohen-me-kreret-e-diplomacise-se-ballkanit-perendimor

Këshilli për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian do të mbajë të hënën një takim, të cilin do ta udhëheqë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Giuseppe Borrell, njoftoi Këshilli i BE-së.

Më 13 nëntor, ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në Armeni dhe Azerbajxhan.

Pas Këshillit për Punët e Jashtme, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në një takim ministror midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, së bashku me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, sipas agjendës, do të takohen në orën 17:30, ndërsa takimin do ta udhëheq shefi i diplomacisë së BE-së, Giuseppe Borrell.

Komisioni Evropian miratoi të mërkurën një paketë të madhe ndihme financiare për Ballkanin Perëndimor, e njohur ndryshe si “Plani i Rritjes”, prej gjashtë miliardë eurosh për periudhën 2024-2027.

Nga kjo shumë është planifikuar që deri në dy miliardë euro të shkojnë si grante, ndërsa katër miliardë do të shkojnë në formë kredie të favorshme apo investime kapitale./FrontOnline/

 

Komento: