Ministrat gjerman premtuan ndihmë për liberalizimin e vizave, vjen reagimi i Pacollit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministrat gjerman premtuan ndihmë për liberalizimin e vizave, vjen reagimi i Pacollit

22:39 | 10 Janar 2019

Lajme të mira për liberalizimin e vizave.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli e ka përshëndetur deklraratën e ministrit gjerman për Evropë, Michael Roth, si dhe atë të homologut të tij nga ky shtet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Roth, përmes një postimi të mëhershëm në Twitter, kishte thënë se Gjermania do të lobojë në Bruksel për liberalizimin e vizave për Kosovën.

E Pacolli ka thënë se këto deklarime janë inkurajim se Kosova është në rrugën e duhur dhe se qytetarët e meritojnë liberalizimin e vizave.

Ky është postimi i Pacollit në Facebook:

Mirnjohje dhe respekt për kontributin e Gjermanisë ndaj Kosovës.
Deklarimi i ministrit të jashtëm gjerman Mass dhe ministrit të shtetit për Evropë Michael Roth se do të avokjnë për Kosovën në Bruksel në mënyrë që qytetarëve tanë t’u mundësohet lëvizja pa viza, janë inkurajim se Kosova është në rrugën e duhur. Qytetarët tanë e meritojnë, Kosova ka plotësuar kushtet dhe me ndihmën e aleatëve ky kapitull shumë shpejt do të ketë epilog pozitiv.

Komento: