Ministri Abdixhiku merr vendim, në këto shtet anulohen të gjitha linjat ajrore dhe tokësore

15:37 | 12 Mars 2020

Ministri i Infrastrukturës dhe Trasportit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në Gjermani, Francë, Zvicër dhe Itali janë ndaluar fluturimet ajrore.

Sipas tij vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00, përcjell ORAinfo.

Ja postimi i plotë i tij:

Në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, sot kam pranuar nga Ministri i Shëndetësisë rekomandimin e ISHK-së për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë.

Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete:

– Gjermani

– Francë

– Zvicër, dhe

– Itali.

Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë. /ORAinfo/

Komento: