Ministri Abdixhiku: Nga i gjithë ky çlirim? Britania i ka shënuar 700 të vdekur veç sot

23:29 | 04 Prill 2020

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka kritikuar qytetarët që nuk po respektojnë rekomandimet dhe po dalin në qytet.

“Të tregojmë veç edhe pak durim. Asgjë s’na ikë për pak ditë. Mos ta prishim në fund. Po na ecën mirë. Sot, në ditën e 23-të kemi më shumë të shëruar se sa të infektuar; dhe kjo është mrekulli. Ta mbajmë kështu. Qëndroni në shtëpi”.

Abdixhiku, ka thënë se Kosova ka arritur ta mbajë lakoren e saj të sheshtë sa i përket parandalimit të koronavirusit.

Por sipas tij, këto tre ditët e fundit ishin krejt ndryshe.

“Sikur e humbëm durimin disi në fund. Rrugë të mbushura, vetura përplot, lëvizje të zakonta. Nga i gjithë ky çlirim? Britania i ka shënuar 700 të vdekur veç sot”.

“Me mijëra të tjerë – në ditë – vazhdojnë të vdesin në Spanjë, Itali, Francë e SHBA. Janë vendet më të fuqishme këto”.

“Sistemet e tyre shëndetësore po gjunjëzohen. Kështu – për pak ditë – e krejt pa nevojë, po e rrezikojmë gjithë suksesin tonë. Kur të shpërthejë do të jetë krejt e kotë përpjekja jonë e deritanishme. Ndikimet e sotshme do t’i shohim një javë nga sot”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Sot një javë e quajta “grafikon të shpresës”. Një javë më pas s’është veçse shpresë, është fakt. Fakt i mirë madje. Kosova ka arritur ta mbajë lakoren e saj të sheshtë. E bëmë këtë falë organizimit të mirë institucional – por mbi të gjitha – falë sjelljes sonë kolektive. Sepse qëndruam në shtëpi për dy javë rresht. Ishim shembullorë si vend e si shtet.

Por, fatkeqësisht, këto 3 ditët e fundit ishin krejt ndryshe. Sikur e humbëm durimin disi në fund. Rrugë të mbushura, vetura përplot, lëvizje të zakonta. Nga i gjithë ky çlirim? Britania i ka shënuar 700 të vdekur veç sot. Me mijëra të tjerë – në ditë – vazhdojnë të vdesin në Spanjë, Itali, Francë e SHBA. Janë vendet më të fuqishme këto. Sistemet e tyre shëndetësore po gjunjëzohen. Kështu – për pak ditë – e krejt pa nevojë, po e rrezikojmë gjithë suksesin tonë. Kur të shpërthejë do të jetë krejt e kotë përpjekja jonë e deritanishme. Ndikimet e sotshme do t’i shohim një javë nga sot.

Kam pasur nderin që bashkë me kolegët e tjerë në qeveri t’i takojë mjekët më me zë që ky vend i ka; përfshirë dhe profesorë të nderuar të dalë kaherë në pension e që janë riaktivizuar sërish me këshillim. Të gjithë, me një zë, vazhdojnë të na kërkojnë vetëm një gjë – të rrimë në shtëpi.

Prandaj të tregojmë veç edhe pak durim. Asgjë s’na ikë për pak ditë. Mos ta prishim në fund. Po na ecën mirë. Sot, në ditën e 23-të kemi më shumë të shëruar se sa të infektuar; dhe kjo është mrekulli. Ta mbajmë kështu. Qëndroni në shtëpi.

Komento: