Ministri Abrashi zotohet se zgjerimi i një pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë përfundon në shtator

14:51 | 12 June 2020

Zgjerimi i një pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë përfundon në shtator, kushton 14 milionë euro.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi së bashku me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirin kanë vizituar punimet në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, segmenti Gojbulë-Smrekonicë.

Nga aty ministri Abrashi, njoftoi se ky segment i rrugës nacionale do të përfundoj në muajin shtator. Abrashi theksoi se ky projekt kap vlerën prej 14 milionë euro.
“Përfundimi i rrugëve të reja ndikon në zhvillimin ekonomik dhe në vende të reja të punës. Jemi duke shtuar punët dhe t’i zgjedhim problemet e shpronësimeve të tokave. Pjesa kontaktuale karshi pronarëve të tokave janë shpërndarë pronarëve dhe presim fillimin e punëve dhe të përfundoj ky segment i rrugës nacionale”.

“Ne synojmë që në kohë rekorde të përfundoj. Na ka mbetur edhe një fazë tenderuese jemi në pjesën e analizës. Kontraktuesi është optimist që në shtator do të përfundoj. Vlera e projektit është 14 milionë euro”, ka thënë Abrashi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, theksoi se me përfundimin e këtij segmenti të rrugës do të shkurtohet koha e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.

Tahiri sqaroi se pronarët e tokave nuk do të kenë problem në shpronësime, derisa i ftoi ai për bashkëpunim, raporton EO.

“Një ditë e gëzuar për Vushtrrin dhe komplet veriun kam besim të plotë të ministri Abrashi se di t’i jep dinamikë më të madhe për segmentin e lumit që të shkurtohet koha e lëvizjes se qytetareve, mallrave”.

“Që në këto ditë të para është kënaqësi që kemi ministrin pune kjo e cila është stërzgjatur. Pronaret nuk do të kenë problem në shpronësimin e tokave, ftoj për bashkëpunim”, shtoi Tahiri.

Ilir Trebicka, nga kompania kontraktuese, deklaroi se segmenti i rrugës është duke u punuar me profesionistë nga Kosova e Shqipëria, raporton Ekonomia Online.

“Kompania është mobilizuar qe në fillim dhe ka sjell profesionistët me të mirë. Kemi bërë kombinim të mirë nga Shqipëria dhe Kosova, por kryesisht janë kompani kosovare”.

“Jemi të kënaqur me cilësinë e punimeve. Shpresojmë që në fund të shtatorit të arrijmë të përfundojmë e mos të pengoj situata Covid-19”, u shpreh ai.

Komento: