Ministri Aliu bën thirrje për reduktim të përdorimit të qeseve plastike

15:04 | 04 Tetor 2023
ministri-aliu-ben-thirrje-per-reduktim-te-perdorimit-te-qeseve-plastike

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, kanë mbajtur diskutim ndërlidhur me udhëzimin administrativ për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit, qeset plastike dhe sistemin e rimbursimit të depozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Liburn Aliu, ka shkruar se kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta si stimulimi i ripërdorimit, rikoordinimin e punës sensibilizuese dhe zbatimin e përgjegjësive të secilës palë e institucion.

Ai shtoi se është i domosdoshëm largimi i përdorimit njëherë e përgjithmonë i qeseve të plastikës njëpërdorimshme, që rezultojnë të jenë ndotësit kryesor të ujërave të lumenjëve.

“Gjatë periudhës në vijim, të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces do të koordinojnë punën mes tyre dhe do të fokusohen në ushtrimin e kontrolleve dhe inspektimeve, në mënyrë që të garantohet zbatimi i ligjit sa i përket qeseve plastike, si dhe të marrjes së masave të parashikuara ligjore në rastet kur do të konstatohet mos zbatimit i ligjit”.

Komento: