Ministri Aliu: Ndërtimi për urën e Badovcit do të filloj shumë shpejtë

09:30 | 06 Korrik 2024
ministri-aliu:-ndertimi per-uren-e-badovcit-do-te-filloj-shume-shpejte


Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, për FrontOnline, ka thënë se shumë shpejt do të fillojnë punimet për ndërtimin e urës në Badovc.

‘’Do të fillojmë me punimet më shpejt’’, thotë ai.

Aliu, thotë se ka qenë dashur me u rivitu projekti, duke treguar se ishte në pritje të një përgjigje për këtë çështje dhe se shprehet se është nxitur nga thirrja jonë për të pyetur departamentin për këtë çështje.

’U dashtë me u revidu projekti. Unë i porosita, se kur thirre ti unë isha në pritje të përgjigjies, sepse ti më thirre dhe më nxite që edhe unë me thirrë dhe me pyet depertmanetin’’ shprehet ai.

Aliu, në këtë bisedë premtoi se do të dërgoj përgjigjie më të detajuara për këtë çështje, por deri në këtë moment nuk ka pasur ndonjë përgjigje tjetër nga Ministria.

Komento: