
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të ditur se në Kosovë ka qëndruar ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Vernon Coaker.
Sipas tij, gjatë mbrëmjes, Coaker ka zhvilluar një takim me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, si dhe me gjeneral brigadier Schulte-Borghoff, Drejtor i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s.
Hargreaves bën të ditur se Lord Coaker ka rikonfirmuar angazhimin e Britanisë së Madhe ndaj KFOR-it.
Në takim është diskutuar situata aktuale e sigurisë. “Ata diskutuan situatën aktuale të sigurisë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjithë dhe kontributin e vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për paqen dhe sigurinë në rajon”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.