Ministri Byqyri mbanë konferencën e fundvitit, ja ҫfarë u diskutua – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministri Byqyri mbanë konferencën e fundvitit, ja ҫfarë u diskutua

23:02 | 27 Dhjetor 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot ka mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarë.

Në këtë konferencë u fol për të arriturat dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, shkruan ORAinfo.

Këtë ai e ka treguar edhe përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

” Si një të arritur tjetër, përmenda faktin se buxheti për vitin 2019 është rritur për 11.2 milion euro në krahasim me këtë vit dhe theksova se është emëruar Këshilli Shtetëror i Cilësisë pa ndikime politike dhe është marrë vendimi për të pasur ligj për Agjencinë e Akreditimit”- ka shkruar Ministri Bytyqi.

Ndër të tjera ai përmendi edhe vendimin për ndalimin e telefonave në shkolla, vendim ky që u prit me shumë reagime./ORAinfo/

Lexoni të plotë postimin e tij:

Sot, kam mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarë, ku kam folur për të arriturat dhe vendimet e MAShT gjatë vitit 2018 në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë.

Fillimisht, kam folur për masat që janë marrë për të vënë rregull në qendrën NARIC, në mënyrë që lëndët të mos presin gjatë për nostrifikim, ku vetëm gjatë këtij viti janë kryer rreth 2 mijë lëndë.

Si një të arritur tjetër, përmenda faktin se buxheti për vitin 2019 është rritur për 11.2 milion euro në krahasim me këtë vit dhe theksova se është emëruar Këshilli Shtetëror i Cilësisë pa ndikime politike dhe është marrë vendimi për të pasur ligj për Agjencinë e Akreditimit.

Në lidhje me përmirësimin e infrastrukturës ligjore, përmenda se është proceduar në Qeveri Ligji për Arsimin e Lartë dhe theksova se Ligji për Inspektoratin ka rritur rolin e inspektorëve të arsimit.

Gjithashtu, fola edhe për bursat e ndara nga MAShT për studentë, ku theksova edhe faktin se këtë vit, përveç studentëve meritorë, kanë përfituar bursë të gjithë studentët me nevoja të veçanta. Po ashtu, është rritur nga 300 në 880 euro shuma e bursës, ndërsa bursa e doktoraturës për ata që e ndjekin këtë nivel studimi në universitete të njohura ndërkombëtare është rritur nga 2500 në 7500 euro.

Duke folur për të arriturat në arsimin parauniversitar, ndër të tjera përmenda fillimin e procesit të Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM), vendimin për ndalimin e telefonave në shkolla, trajtimin me seriozitet të Testit PISA 2018, organizimin e Testit të Maturës në katër regjione, si dhe fillimin e procesit për tekste të reja shkollore.

Theksova se MAShT është institucioni i parë që ka filluar reformat brenda administratës me mbështetjen e BE-së, ndërsa fola edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar, ku veçova nënshkrimin e marrëveshjes për “Erasmus+”, anëtarësimin në COST dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Ambasadën e Francës për bursa për studentë në nivelin master.

Po ashtu, theksova se kemi identifikuar katër shtylla kyçe për zhvillimin e arsimit parauniversitar, për të cilat do të punohet gjatë vitit të ardhshëm: metoda e përmirësimit të mësimdhënies, përmirësimi i menaxhimit të shkollës, mentorimi i përmirësuar, si dhe rritja e mekanizmave pjesëmarrës.

Komento: