Ministri Bytyqi bashkë me ambasadorin Kosnett vizitoi Panairin e Universiteteve Amerikane nga ShBA-të dhe Evropa

16:45 | 12 April 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar Panairin e Universiteteve Amerikane nga ShBA-të dhe Evropa.

Ky panair është organizuar nga Qendra Amerikane për Këshillim, dhe mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përcjell ORAinfo.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të ministrit Bytyqi

Kisha kënaqësinë që bashkë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, z. Philip Kosnett, të vizitoj Panairin e Universiteteve Amerikane nga ShBA-të dhe Evropa.

Ky panair, i organizuar nga Qendra Amerikane për Këshillim (American Advising Center– EducationUSA), dhe mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, do të ndihmojë nxënësit, studentët dhe profesorët kosovarë të njihen me programet e studimeve akademike dhe mundësitë e përkrahjes financiare në këto universitete amerikane.

U jemi mirënjohës gjithmonë ShBA-ve dhe universiteteteve amerikane për mundësinë që ua kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’ua japin të rinjve tanë për t’u arsimuar në universitete të zhvilluara. Kjo i shërben Kosovës në krijimin e kuadrove të reja të përgatitura për zhvillimin e vendit tonë!

Komento: