Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka kujtuar 20 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.
“Miqtë e mëdhenj të ditëve të vështira për Kosovën, presidenti Clinton, sekretarja Albright dhe gjenerali Clark, sot qëndruan mes nesh, për të festuar bashkë me ne 20 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Kjo ditë shënon fillimin e një epoke të re për vendin tonë, shënon ditën e parë të lirisë.
Faleminderit përjetësisht ShBA-ve, NATO-s dhe të gjitha shteteve që u rreshtuan në luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit
të Kosovës!
Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve që ia falën jetën lirisë!”, ka shkruaer Bytyqi. /ORAinfo/