Ministri Bytyqi: Jemi zotuar dhe të vendosur për depolitizim të sistemit arsimor

15:51 | 27 June 2019

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka folur për të arriturat e kësaj ministrie e me theks të veçantë për depolitizimin e sistemit arsimor.

Flitet për arsimin parauniversitar, mos harroni se është vet legjislacioni në fuqi që ju ka lënë shumë përgjegjësi komunave sa i përket arsimit parauniversitar. Por, ne nuk kemi heshtur dhe kemi marrë disa veprime në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Për herë të parë ka filluar matja e performancës së mësimdhënësve. Edhe për kundër shumë zërave që mos të fillon ky proces, ne në vitin 2018 e kemi filluar dhe ky është një hap shumë pozitiv sepse po e ndihmon edhe Ministrinë se cfarë duhet të adresojmë edhe në nivelin politik, pra në ndërtimin e politikave që ndikojnë në ngritjen e përformancës së mësimdhënësve.

Pra, ne jemi zotuar për depolitizim të sistemit arsimor, dhe Udhezimi Administrativ që do të nënshkruhet pasnesër, do të ndikoj direkt në deplitizimin e zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, sepse me këtë UA faktor kryesor në zgjedhjen e drejtorëve do të jenë prindërit dhe këshilli drejtues i shkollës.

Shumë herë është theksuar edhe problemi me tekstet shkollore, për mos koherencë, mos përputhje me kurrikulat, etj, por ne nuk kemi mundur që menjëherë të ndryshojmë tekstet shkollore, dhe tani jemi në fazën finale të përfundimit të procesit të një pjese të teksteve të reja, që ka qenë një proces shumë i rëndësishëm i Ministrisë dhe e mira është që nga ky vit shkollor këto tekste të reja do të jenë në përdorim pilotues, që sipas ekspertëve këto janë teste në përputhje me kurrikulën.

Po, kemi edhe kritika për rritjen e pjesëmarrjes në edukimin e hershëm, por kjo nuk mund të bëhet për një vit, ndoshta as për 5 vite, kjo mund të bëhet vetëm në një moment, nëse ju si deputetë, parlamenti i Kosovës dhe Qeveria vendos që të ndan një fond shumë të madh për ndërtimin e çerdheve publike. Por, pavarësisht këtyre vështirësive, janë duke u ndërtuar 10 çerdhe publike, dhe është duke u bërë një ndërtim shumë më i madh se që ka ndodhur ndonjëherë në një periudhë kaq të shkurtër

Komento: