Ministri Bytyqi: Klinën sot e bëmë edhe me një çerdhe të re, që kapë vlerën mbi 500 mijë euro

15:14 | 15 August 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kryetarin dhe nënkryetarin e Nismës në Klinë,. Muhamet Gashi dhe Naser Morina, deputetë dhe drejtorë të komunës, kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e një çerdheje të re në Klinë.

Ky projekt është investim i Ministrisë së Arsimit dhe kapë vlerën mbi 500 mijë euro, përcjell ORAinfo.

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi

Klinën sot e bëmë edhe me një çerdhe të re, që kapë vlerën mbi 500 mijë euro.

Bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, kryetarin dhe nënkryetarin e Nismës në Klinë, z. Muhamet Gashi dhe z. Naser Morina, deputetë dhe drejtorë të komunës, kemi vënë gurëthemelin për ndërtimin e një çerdheje të re në Klinë.

Është kënaqësi që sot në Klinë vumë gurëthemelin e një projekti shumë të rëndësishëm, siç është çerdhja e fëmijëve. Ky projekt është investim i Ministrisë së Arsimit dhe kapë vlerën mbi 500 mijë euro. Urova banorët e komunës së Klinës, që tani e tutje do të kenë edhe një çerdhe. Uroj, po ashtu, që të kemi sa më shumë infrastrukturë për edukimin e hershëm, për arsye se kjo është në të mirë të edukimit të përgjithshëm të fëmijëve tanë.

Gjatë qëndrimit sot në Klinë, kam parë nga afër edhe ecurinë e punimeve në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismet Rraci”, e cila pritet të jetë e gatshme në fillim të këtij viti shkollor, që gjithashtu është një investim i madh i Ministrisë së Arsimit.

Komento: