Ministri Bytyqi kujton fillimin e bombardimeve të NATO-s

11:01 | 24 March 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka kujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s.

Ai ndër të tjera ka kujtuar edhe përkrahjen e shteteve mike, shkruan ORAinfo.

“Jemi gjithmonë falënderues ndaj të gjithë atyre që na ndihmuan në ditët më të vështira që po kalonte populli ynë”- ka shkruar Bytyqi.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij:

Data 24 mars 1999 shënon në historinë tonë një nga datat më të rëndësishme. Kjo ditë na e kujton fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.

Na e kujton përkrahjen e fuqishme të shteteve mike, që i dolën në krah luftës për liri!

Prandaj, ne do të jemi gjithmonë falënderues ndaj të gjithë atyre që na ndihmuan në ditët më të vështira që po kalonte populli ynë.
Faleminderit dhe mirënjohje e përjetshme për ShBA-të, Britaninë e Madhe dhe të gjitha vendet që mundësuan ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për liri!

Komento: