Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi ka kam marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.
“Për zbatimin e këtij vendimi, kam obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit)”, ka shkruar Bytyqi, përcjell ORAinfo.
Ai ka thënë se këtë vendim, e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar. /ORAinfo/