Ministri Bytyqi merr pjesë në Konferencën kombëtare “Arsimi dhe aftësimi profesional…”

12:59 | 18 April 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka marrë pjesë në Konferencën e tretë kombëtare “Arsimi dhe aftësimi profesional, shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit”.

Në këtë konferencë janë prezantuar të arriturat e arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit për të rritur në shërbim të zhvillimit ekonomik, përcjell ORAinfo.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të ministrit Bytyqi

Sot mora pjesë në Konferencën e tretë kombëtare “Arsimi dhe aftësimi profesional, shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit”, ku u prezantuan të arriturat e arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit për të rritur në shërbim të zhvillimit ekonomik.

Në Konferencë gjithashtu u prezantuan 18 udhëzues të përgatitur nga ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të jenë në shërbim të shkollave dhe nxënësve.

Me këtë rast thash se, ekonomia e vendit varet nga cilësia e sistemit të arsimimit të të rinjve në shkolla, në veçanti në shkollat profesionale.

Po ashtu vlerësova se, duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë ngritjes së standardeve të shkollave profesionale, pasi që tashmë është një kërkesë e vazhdueshme e të rinjve tanë për tu orientuar në këto shkolla.

Ministria e Arsimit, duke e konsideruar shumë të rëndësishëm zhvillimin e arsimit profesional, ka zhvilluar dhe vazhdon të investoj në zhvillimin e infrastrukturës ligjore.

Komento: