Ministri Bytyqi merr pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, tregon vendimet që u morën

17:13 | 20 May 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, ku është diskutuar rreth Testit të Diturisë, garë kjo e cila është realizuar nëpër shkollat e Kosovës, si aktivitet i Programit Nacional për Rininë.

Bytyqi në këtë mbledhje ka theksuar se organizimi i kësaj gare i ka takuar Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa për këtë projekt qeveritar, Ministria e Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje me Koordinatorin Nacional, me të cilën është lejuar që ky test të mbahet në shkolla, përcjell ORAinfo.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Ministrit Bytyqi

Sot kam marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, ku është diskutuar rreth Testit të Diturisë, garë kjo e cila është realizuar nëpër shkollat e Kosovës, si aktivitet i Programit Nacional për Rininë.

Kam theksuar se, tërë forma e organizimit të kësaj gare i ka takuar Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa për këtë projekt qeveritar, Ministria e Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje me Koordinatorin Nacional, me të cilën është lejuar që ky test të mbahet në shkolla.

Më pas, bashkë me Komisionin për Arsim kemi diskutuar rreth çështjes së sigurisë në shkolla., ku theksova se janë marrë disa hapa rreth kësaj çështje bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Këshillin e Prindërve.

Është marrë vendim që deri në përfundim të vitit shkollor të merren disa hapa dhe është rënë dakord me Policinë që të bëhet shpërndarja e patrullave të policisë dhe të jenë më shpesh në vizita të hapësirave të jashtme të shkollave, e po ashtu është kërkuar nga drejtorët e shkollave të bëjnë kontrolla rutinore në klasa.

Gjithashtu, theksova se pas përfundimit të këtij viti shkollor pritet që të ngritet task forcë që merret me narkotikët që po përdoren në shkolla dhe dhunën në shkolla.

Komento: