Ministri Bytyqi ndanë 681 bursa për studentët meritorë

16:20 | 21 December 2018

Ministri e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,që udhëhiqet nga ministri Shyqiri Bytyqi ka ndarë 681 bursa për studentët meritorë.

“Në bazë të Udhëzimit Administrativ për ndarjen e bursave dhe në bazë të raportit të komisionit të veçantë vlerësues për bursat, kam marrë vendim për ndarjen e bursave për 681 studentë meritorë nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik në Kosovë”, ka shkruar ministri Bytyqi, përcjell ORAinfo.

Ai ka treguar për përpjekjet e tij për rritjen e buxhetit për bursa.

“Që në fillim të mandatit tim si ministër i Arsimit, kam kërkuar të rritet buxheti për bursat e studentëve dhe si rezultat i këtij përkushtimi tashmë jemi në një moment shumë më të mirë.

Me kërkesën time buxheti për bursat është rritur nga 200 mijë në 600 mijë euro dhe studentët meritorë tashmë marrin një bursë të dinjitetshme në vlerë prej 880 euro”, shkruan ministri Bytyqi. /ORAinfo/

Komento: