Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqyri Bytyqi ka nënshkruar sot marrëveshje të mirëkuptimit me guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti.
Nënshkrimi i Marrëveshjes ishte në vazhdën e aktiviteteve të cilat janë ndërmarrë, me rastin e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, e cila këtë vit në fokus do të ketë edukimin financiar, si dhe vendosjen e qytetarit në qendër të agjendës zhvillimore, përcjell ORAinfo.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të ministrit Bytyqi
Sot zyrtarizuam bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit me guvernatorin e BQK-së, z. Fehmi Mehmeti.
Nënshkrimi i Marrëveshjes ishte në vazhdën e aktiviteteve të cilat janë ndërmarrë, me rastin e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, e cila këtë vit në fokus do të ketë edukimin financiar, si dhe vendosjen e qytetarit në qendër të agjendës zhvillimore.
Me rastin e nënshkrimit theksova se, ky dokument është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi bashkëpunimet e mirëfillta ndërinstitucionale i kontribuojnë realizmit të qëllimit të Ministrisë së Arsimit, për arsimim dhe edukim cilësor.
Ngritja e cilësisë në arsim në vendin tonë është prioritet i ynë, si i tillë ky prioritet duhet të përkrahet nga të gjithë ne dhe një shembull i mirë është edhe arritja e Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Bankës Qendrore të Kosovës. MAShT është e gatshme të përkrahë çdo iniciativë të tillë dhe të arrijë Marrëveshje Mirëkuptimi edhe me partnerë të tjerë, të cilët kanë për synim zhvillimin e arsimit.
Falënderova guvernatorin e BQK-së për bashkëpunimin që ka treguar edhe në kuadër të shënimit të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”.
Në fund të ceremonisë u ndanë edhe dhjetë çmime për nxënësit fitues të konkursit “Mëso, Kurse, Fito”.